​Thirret seanca për grabitjen në Veternik, ku mbeti i vrarë njëri nga hajnat

Aktuale

​Thirret seanca për grabitjen në Veternik, ku mbeti i vrarë njëri nga hajnat

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Pas dy vjet e gjysmë është thirrur për herë të parë seanca për rastin e grabitjes në Veternik të Prishtinës.

Në natën e 28 nëntorit 2018, katër persona ia kishin mësyrë për ta grabitur shtëpinë në të cilën banonte Ridvan Beqiri.

Për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka dërguar të dyja palëve ftesën për gjykim, Beqirit si palë e dëmtuar dhe grabitësve si palë e akuzuar për grabitje, raporton KosovaPress.

Rasti në fjalë kishte bërë bujë të madhe në media, për shkak se njëri nga grabitësit, kishte mbetur i vrarë nga pronari, i cili në momentin e grabitjes ndodhej në shtëpi, ndërsa tre personat tjerë ishin arratisur.

Dy prej tre të akuzuarve sipas njoftimit të mëparshëm të policisë janë Gëzim Braholli dhe Bajram Musa. Seanca do të mbahet më 17 qershor 2021, në ora 9:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat