“Ka perënduar koha e dobësirave”, zyrtari i VV-së flet për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Vuçiqi pas takimit me Kurtin

Aktuale

“Ka perënduar koha e dobësirave”, zyrtari i VV-së flet për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Vuçiqi pas takimit me Kurtin

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Zyrtari i lartë Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, ka bërë një koment lidhur me takimin e parë në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bicaj shprehet se pas prononcimeve dhënë për media, frikë dhe pasiguri më të madhe se sot nuk ka parë asnjëherë më parë në fytyrën e Aleksandar Vuçiqit.

Në fund, ai përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se është krenar që ka perënduar koha e dobësirave në krye të shtetit, dhe se tashmë Kosova ka një krerë të përgjegjshëm.

Ja shkrimi i tij:

Image
Albin Kurti dhe Petrit Bicaj

Tash i dëgjova me vëmendje prononcimet për media të Albinit dhe të Vuçiqit!

Frikë dhe pasiguri më të madhe se sot nuk kam parë asnjëherë më parë në fytyrën e Vuçiqit!

I ka hasur sharra në gozhdë tashmë!

Kështu që është hera e parë që përballet me të vërtetën e hidhur, është hera e parë që gjërat i thuhen troç, ashtu si do t'ia thoshte populli ynë i vuajtur! Nuk ka më punë me "razumem mnogU", dhe me "ui ar not problematik gajs"?!!

Fatkeqësia qëndron në faktin se shumë gjëra në prononcimin e Vuçes, ishin pothuajse bukur të ngjashme me disa mujsharë të partive tashmë opozitare në Kosovë! Bukur shumë në një vijë me ta ishte?!!

Krenar që ka perënduar koha e dobësirave në krye të shtetit, dhe tashmë kemi Kryeministër dhe Presidente të përgjegjshëm/me dhe të ndërgjegjshëm/me karshi pritjeve tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat