Ligjëruesi i Parisit flet për takimin Kurti-Vuçiq, ‘godet’ delegacionet e kaluara: Ky është fundi...

Aktuale

Ligjëruesi i Parisit flet për takimin Kurti-Vuçiq, ‘godet’ delegacionet e kaluara: Ky është fundi...

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:36
Albin Kurti

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kraki lidhur me dialogun mes dy vendeve, pas takimit të sotëm të zhvilluar në Bruksel, shprehet se pas kësaj ngjarje kryeministri aktual i ka dhënë fund sharlatanizmit ndër vite në Bruksel.

Ligjëruesi i Parisit thekson përmes një shkrimi në Facebook se Kosova me kryeministrin Kurti i ka dhënë fund përfaqësimit nga ana e profiterëve e sharlatanëve që sipas tij, në të kaluarën kishin shkuar në bisedime veç për të dhënë, e kurrë për të kërkuar.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nezir Kraki

Fundi i sharlatanizmit n’Bruksel

Është herët të flitet për rezultate nga takimi i Brukselit por nga sot një gjë u kuptua botërisht:

- që Kosova nuk përfaqësohet më nga profiterë e sharlatanë që shkonin në bisedime veç për të dhënë e kurrë për të kërku, sepse ata e mendonin veten e tyre, jo Kosovën.

Sot u kuptua poashtu që kërkesat legjitime të Kosovës nuk i duken askujt skandaloze në Bruksel as në Ëashington. Thjesht ato duhet të thuhen, të shtrohen dhe të ndiqen deri në realizim brenda një strategjie të qartë e të kuptueshme edhe nga vet serbët e Kosovës. Gjë që deri tash nuk ishte bërë për arsyen që u dha më sipër.

Siç e kam thënë me dhjetëra herë, Kosova nuk e ka luksin as nevojën të shndërrohet në gjah dhe të rikthehet nga statusi i shtetit në statusin e çështjes së pazgjidhur.

Realisht as Serbia s’e ka lluksin t’i premtojë popullit të saj luftë e histori kur ai kërkon paqe e ardhmëri.

E sa për neve krejt janë fushës. Borxh kujt s’i kemi, pushtu kënd s’e kemi. Aty ku ishim jemi.

Atëherë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat