Reagon edhe Ministri i Jashtëm serb: Ja çfarë bëri sot Albin Kurti në Bruksel

Aktuale

Reagon edhe Ministri i Jashtëm serb: Ja çfarë bëri sot Albin Kurti në Bruksel

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:46
Nikolla Selakoviç

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç, i cili bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ishte i pranishëm sot në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në Bruksel se pala serbe hasi në “murin” e Kosovës dhe se nuk ishte e mundur të bihej dakord për asgjë.

“Unë kujtoj negociatat tetë vjet më parë, kështu që unë mund të konfirmoj atë që tha presidenti, se unë kurrë nuk kam marrë pjesë në një takim si ky, që do të thotë se kemi pasur një mur nga përfaqësuesit e Prishtinës të cilët nuk dëshironin ndonjë marrëveshje”, tha Selakoviç.

Sipas tij, pozicioni i Kurtit ishte që të minonte gjithçka, duke mos llogaritur asgjë që u negociua dhe u ra dakord deri në ardhjen e Kurtit në pushtet.

Për Kurtin, shton ai, s’kishte asnjë temë që u iniciua, qoftë edhe nga Miroslav Lajçak ose Josep Borrell, e që ishte e pranueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat