Agim Veliu e përjeton një tjetër ‘goditje’ të rëndë, bashkëpunëtori i tij del hapur në përkrahje të këtij kandidati të LDK-së

Aktuale

Agim Veliu e përjeton një tjetër ‘goditje’ të rëndë, bashkëpunëtori i tij del hapur në përkrahje të këtij kandidati të LDK-së

Nga: N. H Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:48
Agim Veliu

Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.

Ibishi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e mbështet vendimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominimin e Hysenit për kandidat për kryetar të Komunës së Podujeveës.

Ai madje shprehet se ka besim se Hyseni është njeriu i duhur për t’i dhënë Podujevës një mundësi tjetër.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nuredin Ibishi

Përshëndes vendimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së, e cila ditë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën e mikut tim, Dr. Ekrem Hyseni për të parin e Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që mbahen këtë vit.

Jam me besim të plotë që Doku është njeriu i duhur për t’i dhënë Podujevës një mundësi tjetër dhe i cili do të hapë një kapitull të ri të zhvillimit të saj.

Të priftë e mbara miku im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat