Akuzat e opozitës, deputeti i LVV-së: Procesi i kandidatëve për Komisionerin ishte transparent

Aktuale

Akuzat e opozitës, deputeti i LVV-së: Procesi i kandidatëve për Komisionerin ishte transparent

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:11
Kuvendi i Kosovës

Pas akuzave të opozitës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se procesi i zgjedhjet së kandidatëve për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka qenë në rregull.

“Procesi i përzgjedhjes ka qenë në transparencë të plotë dhe gjatë gjithë kohës kemi treguar transparencë për të gjithë”.

“LVV do ta mbështet këtë proces”, ka thënë Dugolli.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 65 vota pro kanë zgjedhur Krenare Sogojeva-Dermaku për komisionare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat