“Po i hedhin shqelmat e fundit!” – Deputetja Adriana Matoshi paralajmëron hetime për këta persona

Aktuale

“Po i hedhin shqelmat e fundit!” – Deputetja Adriana Matoshi paralajmëron hetime për këta persona

Nga: A.Morina Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:51
Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes Doarsa Kica Xhelili.

Deputetja Matoshi tha se kjo gjuhë është edhe më e papranueshme,  kur vjen nga një njeri që ka udhëhequr me transmetuesin publik për të cilin paguajnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Kjo mënyrë e të shprehurit ndaj deputetes e cila përveç të vërtetës së hidhur nuk ka thënë asgjë tjetër është vetëm një tregues që këta keqpërdorues po i hedhin shqelmat e fundit dhe të gjithë do të hetohen dhe do të sillen para drejtësisë për keqmenaxhimet e mundshme për të cilat dyshohen që i kanë bërë”, shkroi Matoshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E papranueshme gjuha e përdorur ndaj deputetës Doarsa Kica Xhelili.

Edhe më e papranueshme bëhet kur kjo vjen nga një njeri që ka udhëhequr me transmetuesin publik për të cilin paguajnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo mënyrë e të shprehurit ndaj deputetës e cila përveç të vërtetës së hidhur nuk ka thënë asgjë tjetër është vetëm një tregues që këta keqpërdorues po i hedhin shqelmat e fundit dhe të gjithë do të hetohen dhe do të sillen para drejtësisë për keqmenaxhimet e mundshme për të cilat dyshohen që i kanë bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat