U përmend se do të jetë ambasador i Kosovës në SHBA, deklarohet Haki Abazi: Ja cila është e vërteta

Aktuale

U përmend se do të jetë ambasador i Kosovës në SHBA, deklarohet Haki Abazi: Ja cila është e vërteta

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:30
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar që ai te jetë ambasador i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një prononcim, ka thënë se ai është shtetas amerikan dhe nuk ka të drejtë që ai të ushtrojë këtë detyrë.

“Jo nuk është diskutuar asnjëherë. Unë nuk kam të drejtë sepse jam shtetas amerikan”, ka thënë Abazi.

Në media sot është raportuar se Deputeti i VV-së Haki Abazi është propozuar për ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u thirrur në burime, është aluduar edhe se propozimi për Abazin ambasador ne SHBA është refuzuar nga pala amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat