Deputetja e LDK-së i del në mbrojtje Doarsa Kicës, kështu e quan deklaratën e Mentor Shalës

Aktuale

Deputetja e LDK-së i del në mbrojtje Doarsa Kicës, kështu e quan deklaratën e Mentor Shalës

Nga: G.B Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:57
Doarsa Kica- Xhelili dhe Mentor Shala

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka reaguar ndaj Mentor Shalës së RTK-së, për gjuhën ndaj deputetes Doarsa Kica- Xhelili.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i papranueshëm dhe i ulët një komunikim i tillë, derisa ka kërkuar që komunikimet e tilla të ndalohen, përcjell Bota sot.

Sipas saj, këto dukuri duhet ndalur.

Postimi i saj i plotë:

REAGIM

E papranueshme dhe i ulët komunikimi i Shalës së RTK-së ndaj deputetes Doarsa Kica- Xhelili. E gjykoj dhe kërkoj që komunikimet e tilla në rrjete sociale të ndalohen nga kushdo që bëhen. Nuk duhet reaguar vetëm kur i përshtaten dikujt por ato janë të papranueshme ndaj kujtdo qoftë dhe nga kushdo qoftë që vepron njëjtë. E ata që selektojnë nuk duhet të ndihen krenarë por të turpëruar gjithsesi. Kemi shumë raste të njëjta edhe nga zonja të subjekteve tjera që ofendohen nga militantë të ndryshëm të partive politike.

Stop këtyre dukurive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat