Deklarata e ambasadorit amerikan për Asociacionin - Ky është reagimi i Shkëlzen Gashit

Aktuale

Deklarata e ambasadorit amerikan për Asociacionin - Ky është reagimi i Shkëlzen Gashit

Nga: A.Zh Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:49
Shkëlzen Gashi

Njohësi i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që Kosova e ka detyrim formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Duke falënderuar SHBA-në për gjithçka që ka bërë deri tani për Kosovën, Gashi ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë Asociacionin.

Ai e ka quajtur Asociacionin “rrëmujë”.

Reagimi i Gashit në Facebook:

Tjetërpardje, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha:

“Shikoni se si amerikanët i trajtojnë fëmijët e tyre. Për 18 ose 20 vjet ne i trajtojmë fëmijët tanë si ari me vlerë, e mandej u themi, ok, shkoni, gjeni punë, gjeni apartament, jetojeni jetën tuaj. Ne nuk e ndalim dashurinë për fëmijët tanë”.

Pra, Amerika po na thotë se ne jemi fëmijë i saj; se i kemi bërë 18-20 vjet; se për gjatë kësaj kohe na ka trajtuar si ari me vlerë; se tash duhet të jetojmë në apartamentin tonë; dhe se ata nuk do ta ndalin dashurinë për ne.

Amerikë, flm shumë për gjithçka që ke bërë për ne; apartamentin tonë do ta rregullojmë siç duam ne, e ne nuk duam që në apartamentin tonë të kemi rrëmujë (asociacion).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat