​OSBE i dhuron IPK-së 10 kompjuterë

Aktuale

​OSBE i dhuron IPK-së 10 kompjuterë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:26
OSBE

Kryeshefi i Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot shefin i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport.

Me rastin e vizitës IPK pranoi edhe një donacion prej 10 kompjuterësh nga misioni i OSBE-së.

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj e falënderoi Davenport për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, integritetit policor si dhe me pajisje të ndryshme.

Edhe Amabasadori Davenport gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve profesionale që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së duke vënë në pah rëndësinë e IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe besueshmërisë së qytetarëve në policinë e vendit.

Shefi i Misionit të OSBE-së pas dorëzimit të donacionit vizitoi hapësirat e punës në objektin e IPK-së duke përfshirë edhe dhomën e dëshmive dhe dhomën e intervistave (që të dyja donacion i misionit të OSBE-së).

OSBE ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat