Publikohet biseda e ashpër ndërmjet Rexhep Selimit e Gani Gecit

Aktuale

Publikohet biseda e ashpër ndërmjet Rexhep Selimit e Gani Gecit

Nga: H.O. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:06
Rexhep Selimi/ Gani Geci

Në rrjetet sociale është shpërndarë një pjesë nga një bisedë ndërmjet dy ish deputetëve, Rexhep Selimi e Gani Geci.

Ky i fundit ka thënë se Selimi i ishte drejtuar me fjalët ‘a më njeh ti mua se kush jam unë?’, ndërsa edhe Geci e kishte pyetur atë se ‘kush je ti?.

Nga kjo bisedë e botuar në librin ‘Lufta pa Maska’ e Gani Gecit, autori thotë se i ishte drejtuar Rexhep Selimit me fjalët se ‘Ti je kurrkushi! Ti je veç Rexhepi’.

Biseda e plotë:

Rexhep Selimi mu drejtua me këto fjalë:

 Rexhep Selimi: A më njeh ti mua se kush jam unë? Ti Gani do të japësh përgjegjësi!

 Gani Geci: Përse, kush je ti?, e pyeta.

 Rexhep Selimi: Jam udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare!, ma ktheu i nervozuar.

 Gani Geci: Ti je kurrkushi!, i thashë. Ti je veç Rexhepi!/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat