Abdixhiku priti në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kai Sauer

Aktuale

Abdixhiku priti në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kai Sauer

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:15
Pamje nga takimi

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarja Mjekiqi dhe  Sahatqija, ka pritur në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer. Ambasadori Sauer është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.  

 Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale. Kryetari Abdixhiku e falenderoi shtetin e Finlandës dhe Ambasadorin Sauer për angazhimin e tij personal për Kosovën.  

Sauer shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore. 

Image
Pamje nga takimi

 Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat