“Kandidati/ja për kryetar”, cili nga këta ka pretendime për të qenë në krye të PDK-së?

Aktuale

“Kandidati/ja për kryetar”, cili nga këta ka pretendime për të qenë në krye të PDK-së?

Nga: G.B Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:23
PDK

Na ndajnë edhe pak ditë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së.

E deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu ka hutuar publikun, derisa ka publikuar fotografi me disa figura të PDK-së, ku njëri prej tyre thotë se është kandidati/ja, përcjell Bota sot.

Musliu ka publikuar një fotografi me Xhavit Halitin, Elmi Reçicën, Luljeta Veselajn- Gutaj, dhe në mbishkrim ka shkruar “Kandidati/ja për Kryetar”, duke mos dhënë më shumë detaje se kujt po i referohet ashtu.

Kujtojmë, që PDK të shtunën me 3 korrik do të mbajë Konventën e partisë dhe do të zgjedhë kryetarin e ri, ku si emra jo të zyrtarizuar janë Memli Krasniqi, dhe Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat