Faton Peci paralajmëron një takim me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Faton Peci paralajmëron një takim me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 20:47
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci ka folur lidhur me koalicionin parazgjedhor VV-Lista Guxo, e që njëherit edhe po qeverisin me shtetin.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “BlicInterview” atje ku ka folur në lidhje me takimin e dytë mes këtyre palëve, takim nga i cili pritet të dalin edhe emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Ne kemi pasur një dakordim, por e kemi Donika Gërvallen si udhëhqëse të iniciatives, megjithatë ajo është shumë  e angazhuar në nivel diplomatik dhe kjo është arsyeja se pse është vonuar takimi i dytë.

Agjenda e saj është vërtetë shumë e ngarkuar, por kjo shtyrje është shumë e madhe dhe besoj që në ditët në vijim të kemi një marrëveshje në parim. Në radhë të parë, ne do t’i dikustojmë emrat në nivel vendi, emra këta që kanë më shume probabilitet për të fituar në zgjedhje e të cilet mund të jeneë nga Lista Guxo ose Vetevendosje”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat