Ramush Haradinaj e sulmon Albin Kurtin pas takimit me Vuçiqin: Ai nuk po e kupton që...

Aktuale

Ramush Haradinaj e sulmon Albin Kurtin pas takimit me Vuçiqin: Ai nuk po e kupton që...

Nga: P.R Më: 19 korrik 2021 Në ora: 19:03
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon ta shfaq mospajtimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurtin, i cili gjatë ditës së sotme u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimin e zhvilluar në Bruksel, Haradinaj e quan takim të kotë.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.

Sipas tij, po të përfshihej SHBA në dialog, atëherë do të kishte marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, ka shkruar Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat