Analisti nga Amerika me fjalë të mëdha për Albin Kurtin pas përballjes me Vuçiqin– ja nga cila fuqi botërore do të sfidohet së shpejti

Aktuale

Analisti nga Amerika me fjalë të mëdha për Albin Kurtin pas përballjes me Vuçiqin– ja nga cila fuqi botërore do të sfidohet së shpejti

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:13
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Analisti shqiptar nga Amerika, Bleron Baraliu, ka folur për përballjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Baraliu konsideron se qëndrimi kokëfortë i Kurtit është adekuat në raport me çfarëdo marrëveshje me Serbinë.

Ai thotë se Kurti duhet duartrokitur për 'zhvendosjen e debatit në shekullin e 19të dhe 20të' siç u ankua Vuçiqi.

Sipas tij, ky është pozicionim apriori i pamohueshëm.

Por, Baraliu thotë se Kurti së shpejti do të sfidohet nga fuqitë e mëdha, në këtë rast me Amerikën.

“Momentet në muajt në vijim do të jenë ballafaqim kyç i Albinit me politikën ndërkombëtare, që momentalisht disfavorizon (relativisht) ndjeshëm interesat shqiptare karshi atyre serbe dhe biznesore.  Në këtë kohë Albini do të ketë nevojë për mbështetje e këshilla që i mungojnë e nuk e shoh ku do i gjejë, dhe as jam fare i sigurt se do të menaxhojë mençur (sidomos bazuar në konfliktin e më parë me bullistin Grenell)”, shkruan Baraliu në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Këndvështrimi i sinqertë si obligim moral e politik ndaj Albinit

Gazetarë (e kritikë) seriozë janë vetëm ata që, përderisa e kritikuan dje, sot do të shprehnin konsideratë për qëndrimin dhe strategjinë (si dhe taktikën) e Albinit karshi fashistoidit Vuçiq në Bruksel.  Të tjerët janë të njëanshëm, si zakonisht ...

Personalisht vazhdoj të mendoj se Albini do të sfidohet larg përtej shkathtësive dhe përvojës së tij së shpejti - sfida që do të theksohen dukshëm kur të vijnë në pah interesat profitere dhe vizioni ultrakapitalist i fuqive perëndimore (lexo Amerikës) në Ballkan - sidomos në lidhje me rrjetin e gazit dhe energjisë (diçka që mund te nuhatet lehtë në lidhje me 'njohjen' nga Greqia).  Këtë duhet t'a kemi mësuar tashmë nga indikacionet e memorandumit të Uashingtonit... 

Momentet në muajt në vijim do të jenë ballafaqim kyç i Albinit me politikën ndërkombëtare, që momentalisht disfavorizon (relativisht) ndjeshëm interesat shqiptare karshi atyre serbe dhe biznesore.  Në këtë kohë Albini do të ketë nevojë për mbështetje e këshilla që i mungojnë e nuk e shoh ku do i gjejë, dhe as jam fare i sigurt se do të menaxhojë mençur (sidomos bazuar në konfliktin e më parë me bullistin Grenell). 

Por unë vazhdoj të besoj se Albini kurrsesi nuk do të bënte kompromise domethënëse veç se mbi baza të besimit se përfundimi i shërben kauzës kombëtare.  Pra vazhdoj të besoj se Albini mbetet patriot dhe parimisht i prirë mbi principe themeltare - në kërkim të zgjidhjeve optimale e jo të përmirësimeve relative.  Megjithatë, në vetvete kjo nuk mjafton...

Dosido, taktikisht sot qëndrimi intranzixhent/kokëfortë i Albinit është adekuat në raport me çfarëdo marrëveshje të (pa)mundshme me Serbinë.  Pra, në këto kushte shqiptarët më së shumti duhet shtyrë marrëveshjet potenciale dhe blerë kohë për të punuar e tejkaluar disavantazhin e vrazhdët karshi Serbisë, të thelluar gjatë 15-20 vjetëve të fundit të politikbërjes banale shqiptare në rrafsh ndërkombëtar.

Në këtë drejtim Albini duhet duartrokitur për 'zhvendosjen e debatit në shekullin e 19të dhe 20të' (siç u ankua zëshëm fashistoidi Vuçiq).  S'ka ecje përpara pa pranuar historinë e freskët - ky është pozicionim apriori i pamohueshëm. Shqiptarët duhet marrë mësim nga hebrenjtë se si zbardhet e kaluara kriminale e armiqve dhe si duhet vënë kriminelët para altarit të drejtësisë.  Dhe me hapat më të ri Albini duket se po e hap rrugën për këtë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat