E kritikoi Kurtin pas takimit me Vuçiqin, Ramush Haradinajt i reagon ish-komandanti i UÇK-së: Nuk guxoi t’i dal përballë Vuçiqit!

Aktuale

E kritikoi Kurtin pas takimit me Vuçiqin, Ramush Haradinajt i reagon ish-komandanti i UÇK-së: Nuk guxoi t’i dal përballë Vuçiqit!

Nga: N.Sh Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:53
Ramush Haradinaj dha Aleksandër Vuçiq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurtin, i cili gjatë ditës së djeshme u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Takimin e zhvilluar në Bruksel, Haradinaj e quan takim të kotë.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, po të përfshihej SHBA në dialog, atëherë do të kishte marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin! Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, ka shkruar Ramush Haradinaj, në Facebook.

E Haradinajt i ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Edhe Miftari në Facebook, shkruan se, Haradinaj kur ishte kryeministër nuk guxoi me shku në Bruksel që të takohet me Vuçiqin, por e dërgonte Hashim Thaçin.

“A është qiky i njëjti Ramush që vet sa ishte kryeministër nuk guxojke me shku me bisedua fare me Serbinë, por e dërgonte Hashim Thaçin pobratimin e Vuçiqit dhe Daçiçit, tash si papagalli kishe po thamë diçka dikur thirrtë Qakorri, Qakorri dej i afruan pushtet, para, Sendviqa, Ura e Magjistrale!”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat