Ismet Beqiri flet për incidentin me vezë: Arusha nuk tutet me shoshë!

Aktuale

Ismet Beqiri flet për incidentin me vezë: Arusha nuk tutet me shoshë!

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:46
Ismet Beqiri

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale,partitë politike tashmë kanë filluar mobilizimin me strukturat e tyre e duke takuar qytetarë.

Njësoj ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, në njërën nga lagjet më të mëdha të Prishtinës, atë Kodra e Trimave, a po i njohur ndryshe edhe si Vranjefc, ku LDK ka mbajtur një takim me qytetarë.

Mirëpo aty ku u prezantua kandidati i saj Përparim Rama, jo gjithçka shkoj mirë, teksa ky i fundit u sulmua me vezë.

E për këtë ka reaguar Ismet Beqiri i cili ka porositur disa individë siç ka thënë ai të frustruar të Vetëvendosjes që të mos klithin, por të punojnë.

Postimi i tij:

Prishtina po rikthehet! Këto ditë mbajtëm disa takime mjaft të mira në Kodrën e Trimave me Kandidatin për Kryetar të Prishtinës z.Perparim Rama. I tillë ishte edhe takimi sonte me shumë të rinj dhe të reja dhe qytetar tjerë. Si duket disa kanë filluar të kenë panikë. Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre. Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet. Ecim tutje...Arusha nuk tutet me shoshë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat