E kërcënoi Kosovën, këshilltari i Glauk Konjufcës i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kot e ke, nuk pi ujë më!

Aktuale

E kërcënoi Kosovën, këshilltari i Glauk Konjufcës i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kot e ke, nuk pi ujë më!

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2021 Në ora: 10:31
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

“Kam shumë respekt për presidentin turk Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiq.

Presidenti serb këto komente i bëri pas deklaratave të Erdoganit, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

E kësaj deklarate të Vuçiqit i është kundërpërgjigjur Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Tali përmes një postimi në Facebook, thotë se, Vuçiqi këtë kërcënim ka mund me përdorë para disa viteve, pasi tash nuk pi ujë më.

Sipas tij, kanë ndryshuar kohërat dhe Vuçiqi kot e ka.

“Vuçe këtë kërcënim ke mund vjet, e para do vite, me përdor, tashti nuk të pi ujë më!

Kot e ke, kanë ndryshuar kohërat!!!”, shkruan Tali në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Serbia, qysh në vitin 2017 ka bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe, për pasojë, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat