"Kulmi i degradimi politik gjithësesi merrë pamje të një karikature groteske"

Aktuale

"Kulmi i degradimi politik gjithësesi merrë pamje të një karikature groteske"

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:06
Sadri Ramabaja

Veprimtari Sadri Ramabaja, tha se një nga detyrat që ka eshaloni i shpifur politik me siglën PSD, tok me një lagje të mirë të mediave (TV e portale), është përhapja e "një vizioni dispotian të shoqërisë", respektivisht shikimit mbrapsht të realitetit politik. 

Sipas tij këtij qëllimi po pretendojnë t'ia arrijnë duke krijuar një pamje të rrejshme që i ngjan një grope pa fund për pabarazi, nepotizëm të shpifur, autoritarizëmi inegzistent, dhune policore në vazhdim dhe mungese të përspektivës. 

"Kulmi i këtij degradimi politik gjithësesi merrë pamje të një karikature groteske, kur tok me opozitën parlamentare, që me gjasë janë sponzoruesit e kësaj ndërmarrjeje gumzhuese, rreshtohen krahas Aleksandër Vuçiqit, duke sulmuar KM për gjoja arrogancën që ai po shpërfqka në procesin e dialogut dhe prepotencën nacionaliste", tha Sadri Ramabaja.

Ai shtoi se Noli ynë i madhë te poezia e tij antologjike "Marshi i Barabbajt" ka ndy vargje të jashtëzakonshme, që i përgjigjen këtij realiteti tonë grotesk: 

Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat