“Mos shitni moral, e tradhtuat besimin!”/ Miftaraj reagon ashpër pas punësimit të motrës së ministrit Liburn Aliu

Aktuale

“Mos shitni moral, e tradhtuat besimin!”/ Miftaraj reagon ashpër pas punësimit të motrës së ministrit Liburn Aliu

Nga: A.M Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:23
Liburn Aliu

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas punësimit të motrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Ministrinë e Shëndetësië.

Ai në një postim në rrjetin social kritikoi ashpër qeverinë aktuale dhe tha se përmes këtyre punësimeve familjare e tradhtuan besimin e qytetarëve, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Kur ka njeri familje te madhe e te gjere, e ka problem me mbajte shenime kush u punesu pardje, dje e kush neser e pasneser.

Kolegë keni pak konsiderate! ?

Nejse, kur vjen te respektimi i institucioneve dhe shtetit ne raport me familjen, familja e para!

Te gjithe njesoj, Ju besuam, e tradhtuat besimin qe u fali qytetari. Vazhdoni, po mos shitni moral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat