Vëllai i viktimës nga Prizreni: Unë kam folë në ora 11:05 ka qenë rrugës me disponim gëzueshëm duke ardhë për Kosovë

Aktuale

Vëllai i viktimës nga Prizreni: Unë kam folë në ora 11:05 ka qenë rrugës me disponim gëzueshëm duke ardhë për Kosovë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 19:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga viktimat është edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit i cili ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë.

Për vdekjen e Hamet Hoxhës ka folur edhe djali i tij, Valmir Hoxha i cili ka treguar se babai i tij i cili prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes , pa e menduar se atij dhe disa bashkëudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja, gjë që na ka shokuar si familje.

Ai ka thënë se kontaktin e fundit me babain e tij e kishte pasur 7 orë para aksidentit tragjik.

“Unë kam folë në ora 11:05 ka qenë rrugës me disponim gëzueshëm duke ardhë për Kosovë, si zakonisht sa herë që është nisur. Kemi pasur aheng familjarë edhe është nisur me ardhë me u bo bashkë, mirëpo çka me i bo, fati kështu e ka dashtë.

Baba jeton që disa vite në Gjermani është në Shtutgart o nis për me ardhë për Kosovë për me pushu gjatë rrugës ka qenë në autobusin e Deva Tours ka qenë në mesin e udhëtarëve për fat të keq në mesin e viktimave“, ka thënë ai Tv Prizreni.

Ai tregon më tej se për ngjarjen e tmerrshme është informuar nga portalet informative. Që dhimbja për familjen Hoxha të jetë edhe më e rëndë, është se në këtë tragjedi, përveç babait, Valmiri ka humbur edhe djalin e dajës së tij, Kujtim Kastrati nga fshati Radostë të Rahovecit, të cilët ndodheshin ulur krahas njëri-tjetrit në udhëtimin e tyre të fundit.

“Lajmin e këna marrë vesh përmes webfaqeve të Facebook-ut, kemi parë që një autobus ka bërë aksident“, ka thënë ai.

“Diçka deri kur ka shkuar kryetari i komunës së Rahovecit se ai ka shkuar shkaku i rastit të djalit të dajës.

Ka udhëtu me djalin e dajës edhe ai ka ndërruar jetë, kanë qenë duke ardhur së bashku në pushime“, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat