Ahmeti kritikon debatet e sotme për aksidentin në Kroaci

Aktuale

Ahmeti kritikon debatet e sotme për aksidentin në Kroaci

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:01
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar debatet sotme të analistëve për aksidentin tragjik në Kroaci.

Ai tha se në këtë ditë zie nuk duhet të mbahen debatët e analistëve për aksidentin.

Sipas tij, familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla.

“Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempon e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla“, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat