​Flasin nga familja Hoxha: Kemi mërzi shumë të madhe

Aktuale

​Flasin nga familja Hoxha: Kemi mërzi shumë të madhe

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:38
Valmir Hoxha

Familja Hoxha i fshatit Qëndresë të komunës së Prizrenit, ka hapur dyert për ngushëllime. As vet familjarët nuk e dinë se kur do të vie në Kosovë trupi i baba Ahmetit, i cili mbeti i vdekur në aksidentin e së dielës në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë.

55 vjeçari, Ahmet Hoxha ishte lajmëruar për herën e fundit në mbrëmje. Ai u nis për shtëpi në Kosovë, përveç Valmirit la edhe dy fëmijë pas vetës.

Valmiri, e ka vështirë të flas për babanë, të cilin e kishin pritur pas shumë kohe.

Hoxha: Humba babanë dhe djalin e dajës, kemi mërzi shumë të madhe

"Baba është nisur prej Gjermanisë, është nisur ditën e shtunë dhe janë nisur me ardh si zakonisht. Jam dëgjuar kah ora 11:30 në autobus. Është nisur bashkë me djalin e dajës me ardh. Qato kanë qenë datat e fundit që unë kam fol me ta. Jam djali i tij, Valmiri kemi mërzi shumë të madhe... Është baba edhe djali i dajës", tregon ai.

Familja Hoxha po pret sot trupin e 55 vjeçarit për varrim, por që ende nuk është e konfirmuar.

Hoxha: Sot sipas të gjitha gjasave po planifikohet me u nis trupi për Kosovë

"Unë jam dëgjuar sot me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot sipas të gjitha gjasave po planifikohet me u nis trupi për Kosovë. Shpresoj, nuk është asgjë zyrtare", shton ai.

Valmiri derisa flet për KP shton se kanë peng që kjo ndodhi si shkak që shoferin e kishte zë gjumi.

Hoxha: Nuk mundemi me akuzua kërkon

"Dyshimet, na flen ajo, mërzit që e ka marrë gjumi shoferin. Ka mujt me i ndodhë gjithçka, ka mund të jetë shofer dikush tjetër, ajo është ajo që nuk mundemi dhe me akuzua kërkon", përfundon ai.

Ahmet Hoxha ishte bashkë në autobusë me djalin e mikut, Kujtim Kastratin. Edhe ky i fundit ka mbetur i vdekur në këtë aksident tragjik në Kroaci. 9 bashkatdhetarë dhe shoferi kanë vdekur, ndërsa me dhjetëra kanë mbetur të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat