A po fshehet “non-paperi” për Ballkanin dhe nga kush?

Aktuale

A po fshehet “non-paperi” për Ballkanin dhe nga kush?

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 19:55
Non-Paperi

Këshilli Evropian ka refuzuar përfundimisht një kërkesë për qasje në “non-paper” një dokument që lidhet me “letrën e pretenduar të Sllovenisë mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor”.

“Dokumenti i kërkuar merret me një temë shumë të ndjeshme dhe publikimi i tij do të kishte një ndikim të qartë dhe të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e BE-së me fqinjësinë, duke minuar kështu interesin e publikut në marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Këshilli Evropian në përgjigje të agjencisë austriake APA të martën.

Për shkak të atij vlerësimi dhe dispozitave përkatëse ligjore, nuk mbetet gjë tjetër veçse të refuzohet paraqitja e dokumentit, pavarësisht nga rëndësia qendrore e lirisë së medias, vendosi Këshilli Evropian, shkruan B92.

Qysh në fillim të qershorit, u konfirmua se kishte një dokument “non-paper” në lidhje me pretendimet sllovene për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, por pasi e shqyrtuan atë, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument sepse çështja duket se hyn brenda Direktivës, sipas së cilës institucionet mund ta refuzojnë qasjen në dokumente, zbulimi i të cilave do të “rrezikonte interesin publik (në veçanti në marrëdhëniet ndërkombëtare)”.

“Non-paper” i supozuar slloven ngriti shumë pluhur në mes të prillit si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Slloveni, pasi dokumenti propozonte ndryshimin e kufijve të rajonit ose “përfundimin e shpërbërjes së Jugosllavisë”, e cila përfshin “ide rreth shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Sipas raporteve të mediave, në përgatitjet për presidencën sllovene të Këshillit të BE-së, të cilat filluan në korrik, kryeministri slloven Janez Jansa gjithashtu ndihmoi në përhapjen e dokumentit “non-paper”, të cilën përfshirje ai më vonë e mohoi.

Megjithatë, Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi se ai pa një dokument të tillë dhe foli për të me Jansa, kujton H1.

Sipas raporteve të mediave në Bosnje dhe Hercegovinë, Jansa pritet t’ia paraqesë dokumentin Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel. Zyra për media e Këshillit Evropian tha se nuk mund të konfirmojë marrjen e një dokumenti të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat