Marrëveshja e nënshkruar nga “tre musketarët”, reagon edhe Arianit Koci – çka humb Kosova?

Aktuale

Marrëveshja e nënshkruar nga “tre musketarët”, reagon edhe Arianit Koci – çka humb Kosova?

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 21:37
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zaev

“Open Ballkan”, është marrëveshja e nënshkruar sot nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me bashkëpunim rajonal e cila u nënshkrua në Shkup nga kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev nga Maqedonia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka bojkotuar këtë takim, sikurse shumë takime të tjera që kanë të bëjnë me këtë iniciativë, e cila më herët ishte quajtur minishengen rajonal.

Në lidhje me këtë, avokati Arianit Koci, ka pyetur se çka humb e çka fiton Kosova nga mos kyçja e saj në këtë projekt të tre liderëve të quajtur edhe ‘tre musketarët’.

Ai përmes një postimi në Facebook, pyet se si po mendon Shqipëria me e hap kufirin me Serbinë, kur Kosovën e ka në mes?

Postimi i plotë:

A din dikush saktësisht me na tregu:

- Çka humb e çka eventualisht fiton Kosova, me mos kyçjen në minishengen?

- Çka po fiton Shqipëria me kyçjen në minishengen?

- Si mendon Shqipëria me e hapë kufirin me Serbinë, kur e ka Kosovën në mes?

- Në raport me mallërat e Serbisë, a do të ndryshojë diçka - jemi apo nuk jemi pjesë e minishengenit?

- Nëse jemi bashkë me Shqipërinë në një iniciativë ballkanike, a do të jemi më të fortë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat