Miftaraj: Rama bëri gabim amatoresk, ja kush do ta paguajë faturën

Aktuale

Miftaraj: Rama bëri gabim amatoresk, ja kush do ta paguajë faturën

Nga: A.Zh Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:55
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një gabim amatoresk me “Ballkanin e hapur”.

Ai ka thënë se Rama është hidhëruar në Bashkimin Evropian dhe po futet në gjirin e Serbisë.

Sipas tij, faturën e gabimit të Ramës do ta paguajnë Tirana dhe Prishtina, përcjell Bota sot.

Reagimi i Miftarajt në Facebook:

Çfarë zori ke ore Edi me këtë iniciativë?

E kuptojmë frustrimin e Shqipërisë në raport me Bashkimin Evropian, ama mu hidhëru në Brukselin dhe mu fut në gjirin e Aleksandër Vuçiq, nuk arsyetohet.

Gabim amatoresk, fatura e të cilit gabim do paguhet në Tiranë dhe Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat