Nga Amerika i vjen goditja Edi Ramës: Është qorrua nga konsumimi i tepër i drogës

Aktuale

Nga Amerika i vjen goditja Edi Ramës: Është qorrua nga konsumimi i tepër i drogës

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 09:09
Pamje nga takimi në Shkup

Pas takimit që u mbajt dje në Shkup, ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Ramës, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaevit nga Maqedonia, ka reaguar edhe prof dr. Binak Maxharraj, i cili jeton në Amerikë.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, thotë se Rama nuk është në veti nga përdorimi i tepërt i drogës.

Ai thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq po e çon kah po don.

Sipas profesorit, Rama e din që nuk mund të zbatohet asnjë marrëveshje, e as ajo që e kanë nënshkruar dje në Shkup për lëvizje të lirë të mallrave.

Postimi i plotë:

"PIZDARIAT" E EDI RAMËS...

Nuk ka ndonjë lider në Ballkanin që po bënë më shumë pizdaria se sa Edi Rama.

Ky njeri ose nuk është n'veti nga konsumimi i tepërt i drogës ose ia ka qorru (verbu) sytë Vuçiqi i cili po e ngreh si gomarin për veshi dhe po e qon kah te dojë.

Edhe budalla i pa shkolle e dinë mirë se nuk mund te këtë marrëveshje çfarëdo qofshin ato, pra nuk mund te këtë lëvizje te lirë te mallrave dhe njerëzve në këto kushte politike te trazuara politike ku Serbia hala tenton ti "haj njerëzit pa pjekë" pa një stabilizimi të plotë politikë të rajonit.

E stabilizimi i plotë politik ne Ballkanin Perëndimor me këtë Serbi hegjemoniste është i pamundur.

Prandaj, edhe këto farë mini gjygymadh, e mini xhezvesh të thurura nga Vuçiq, Rama dhe Zajev janë vetëm përralla të gjysheve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat