Krenar Shala: Ja pse Amerika nuk po kërkon nga 5 shtetet e BE-së njohjen e Kosovës

Aktuale

Krenar Shala: Ja pse Amerika nuk po kërkon nga 5 shtetet e BE-së njohjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 12:05
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, munden me kërku nga pesë vendet e BE-së me njohtë Kosovës, por nuk po donë.

Sipas tij, SHBA nuk po donë se mendon që pastaj Kosova lazdrohet dhe nuk e vazhdon dialogun me Serbinë.

Ai shkruan në Facebook se, procesi i dialogu është jetim për interesat amerikane dukë shkëputur këtë Serbinë prej ndikimit ruso-kinez.

Megjithatë Shala thotë se Serbia është lazdruar nga dialogu e vazhdon të blejë armatim nga Rusia.

Shkrimi i plotë:

Tu shpresu që u afru koha kur në ni moment qartet Amerika edhe në stilin "enough is enough - the time has come for you to recognize Kosovo's independence" i drejtohet 5 shteteve të BE-së që refuzojnë me na njoftë pa ndonjë arsye të bazuar.

Sepse, mundet. Veq nuk po don. Edhe e kuptoj, deri diku, pse nuk po don. Menon që masnej Kosova lazdrohet edhe nuk e vazhdon dialogun - proces i cili osht jetik për interesat amerikane, pasi mendon që përmes dialogut arrinë edhe me e zgjidh konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë por edhe me e shkëputë Serbinë prej ndikimit ruso-kinez duke e futë në sqetullën perëndimore.

Por, gabim e ka. Kjo qasje vetëm se është duke e lazdruar Serbinë edhe më shumë. Dialogu 10-vjeçar veq e ka dëshmu këtë. Serbia osht lazdru përmes dialogut edhe ma shumë. Vazhdon me ble armë prej Rusisë, përkundër ligjit sanksionues të miratuar nga Kongresi amerikan për vendosjen e sanksioneve ndaj shteteve të treta që blejnë armë nga Rusia; Serbia vazhdon me i injoru thirrjet dhe obligimet e saj që dalin si shtet kandidat i BE-së që duhet me e njëhsu politikën e saj të jashtme me atë të bllokut - pra vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë; vazhdon me e përdorë dialogun me Kosovën për të promovuar fushatën e saj të "çnjohjeve" (nuk osht që osht tu bo naj sen me këtë punë po boll osht që po munohet, sepse të gjitha shtetet që supozohet që na kanë çnjoft, jonë shtete që munesh me ja u ndrru menjen me 10 kompjutera donacion, pra shtete jashtëzakonisht të korruptuara dhe me institucione fragjile) etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat