Një lajm i rremë po qarkullon për të dhe partinë, Kurti paralajmëron keqpërdoruesit

Aktuale

Një lajm i rremë po qarkullon për të dhe partinë, Kurti paralajmëron keqpërdoruesit

Nga: A.Zh Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:14
Faton Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se në emër të tij dhe partisë që ai drejton, po qarkullon një lajm i rremë.

Ai ka thënë se kjo parti nuk po organizon asnjë Kuvend zgjedhor, ashtu siç po raportohet në media.

Kurti ka paralajmëruar padi në gjykatë dhe pasoja ligjore për keqpërdoruesit e emrit të tij dhe partisë së Republikanëve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Në emrin tim dhe në emër të Partisë Republikanët e Kosovës po qarkullon një lajm i rremë.

Partia që drejtoj unë nuk po organizon asnjë Kuvend as në Kosovë as tjetërkund.

Partia Republikanët e Kosovës ekziston që prej vitit 2014 dhe Kuvendin e dytë e kemi mbajtur dy vite më parë.

Njoftoj miqtë, anëtarët, simpatizantët dhe dashamirësit e Republikanëve ta injorojnë këtë ftesë pasi ajo nuk vjen prej meje dhe as prej partisë që drejtoj.

Ndërsa për ata që po keqpërdorin emrin tim dhe të partisë Republikanët e Kosovës do të ketë pasoja ligjore dhe padi në gjykatë.

Faton Kurti

Kryetar i Republikanët e Kosovës REK

P.S: Ky është lajm i rremë që po qarkullon

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat