Krasniqi takohet me shefen e Misionit të Luksemburgut, flasin për bashkëpunim

Aktuale

Krasniqi takohet me shefen e Misionit të Luksemburgut, flasin për bashkëpunim

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:09
Pamje nga takimi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, ku kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.

“E falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Luksemburgu i jep Kosovës me programe të ndryshme.

Duke përfshirë ato në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”.

“PDK si parti shtetformuese do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet mike që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të pavarësisë dhe shtet ndërtimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat