Alarmante/Zjarr afër shtëpive në Rugovë

Aktuale

Alarmante/Zjarr afër shtëpive në Rugovë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:33
Rugovë

Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive. Nga policia për situatën me zjarret në Rugovë, por nuk janë përgjigjur.

Po vijon situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta. Vatra të zjarrëve janë raportuar edhe në rajonin e Prizrenit, Suharekës, Ferizajt etj.

Ndërsa nga Rugova kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes vetë banorët.

Policia apelon qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndizen zjarre, pasi që ato nuk mund të kontrollohen dhe paraqesin rrezik, si për jetën ashtu edhe për pronën.

Gjendja me zjarret në vend po monitorohet nga ekipet e zjarrfikësve dhe FSK-ja.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura të larta edhe në ditët e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat