Si ndihet më mirë Eliza Hoxha – si profesoreshë apo deputete?

Aktuale

Si ndihet më mirë Eliza Hoxha – si profesoreshë apo deputete?

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:22
Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha e cila është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës ka treguar se në cilën nga këto dy poste ndjehet më mirë.

“Përderisa në universitet e kemi obligative të jemi aty çdo ditë dhe i kemi edhe ushtrimet tona dhe ligjëratat që janë të domosdoshme në Kuvend meqë nuk kemi vend pune, por jemi të mandatuar obligative i kemi aktivitetet kur janë në ditët përkatëse, që i bjen seancat dhe komisionet e caktuara”.

“Prandaj, edhe nuk e kemi një kontratë pune dhe ka qenë absurde për mua ideja që duhet të zgjedhim mes vendit tonë të rregullt të punës që në këtë  rast është Universiteti i Prishtinës dhe angazhimit tonë politik të mandatuar me votën e qytetarit, që është roli i të qenit deputet i Kuvendit të Kosovës”.

Hoxha në Info Magazine, tha që tani që nuk e ushtron më këtë detyrë, ka më shumë kohë që të angazhohet në Kuvend.

“Në mandatin e parë kam vazhduar të punoj, pasi ka qenë pandemi dhe ka qenë sfiduese. Ka qenë një nga sfidat më të mëdha pasi të punosh me studente përmes laptopit dhe të mos kesh kontakt direkt aty e kam kuptuar madhështinë e mediave dhe komunikimit virtual dhe në të njëjtën kohë edhe sa i rëndësishëm është komunikimi direkt në jetën e njerëzve. Tash kur nuk jemi në fakultet kemi më  më shumë kohë të angazhohemi vetëm në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat