“Ky do tё jetё kёrcёnimi mё i madh pёr Kosovёn!”, Shasha kёrkon reagim urgjent nga institucionet

Aktuale

“Ky do tё jetё kёrcёnimi mё i madh pёr Kosovёn!”, Shasha kёrkon reagim urgjent nga institucionet

Nga: A.M Më: 7 gusht 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha nё njё postim nё rrjetin social Facebook ka thёnё se kёrcёnimi mё i madh i Kosovёs nё muajt dhe vitet nё vijim do janё fushatat dezinformuese qё do zbatohen nga njё kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare.

Shasha u shpreh se qёllimi i tyre do tё jetё sabotimi i çfarёdo progresi tё Kosovёs qё do kёrcёnonte fuqinё, interesat dhe monopolet e kartelit brenda dhe jashtё institucioneve.

“Karteli kupton kufizimet e pёrdorimit tё mjeteve tё dhunshme, prandaj ata do tё zbatojnё taktikat hibride ku dezinformatat do tё jenё arma kryesore nё betejёn publike.

Rrjedhimisht mendoj se ёshtё urgjente qё institucionet tё fillojnё njё dialog me partnerёt ndёrkombёtarё pёr ngritjen e njё infrastrukture ligjore dhe institucionale pёr luftimin e dezinformimit”, deklaroi drejtori i Institutit EPIK, pёrcjell “Bota sot”.

Postimi i plotё

Shperblim i jashtezakonshem moral te shikosh se sa i sakte ka qene raporti i Parlamentit Evropian per lajme te rrejshme dhe dezinformatat.

Ironikisht aso kohe akteret e dezinformimit cilesuan raportin pamflet dhe plot geneshtra. Tani ne fjalorin e Ises: "Keni deshiruar, shikoni".

Ne terma pak me serioz: thellesisht besoj se kercenimi me i madh i Kosoves ne muajte dhe vitet ne vijim do jane fushatat dezinformuese qe do zbatohen nga nje kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare.

Qellimi i tyre do jete fare i thjeshte: sabotimi i cfaredo progresi te Kosoves qe do kercenonte fuqine, interesat dhe monopolet e kartelit brenda dhe jashte institucioneve.

Karteli kupton kufizimet e perdorimit te mjeteve te dhunshme, prandaj ata do te zbatojne taktikat hibride ku dezinformatat do te jane arma kryesore ne betejen publike.

Rrjedhimisht mendoj se eshte urgjente qe institucionet te fillojne nje dialog me partneret nderkombetare per ngritjen e nje infrastrukture ligjore dhe institucionale per luftimin e dezinformimit.

Pikenisja e mire eshte NATO dhe BE. NATO se fundi, ne partneritet me universitetet prestigjioze, ka publikuar nje seri hulumtimeve per te dizajnuar nje kornize institucionale ne luftimin e dezinformimit. Institucionet e vendit duhet te shqyrtojne mundesine e vendosjes se kontakteve me Qendren Evropiane te Ekselences per Luftimin e Kercenimeve Hibride, produkt i bashkepunimit NATO-BE.

Rendesia e mbrojtjes nga lajmet e rrejshme dhe fushatat dezinformuese nuk mund te mbivleresohet. Kete e ka permbledhur ne menyre briliante njeri nga hulumtimet e fundit te NATO-se: "Kercenimi per stabilitetin dhe sigurine ne vazhdimesi po ndodh ne nje "hapesire gri", ku akteret shteteror dhe jo-shteteror jane duke zbatuar taktikat hibride, sic jane dezinformatat dhe sulmet kibernetike...per keto arsye, luftimi i kercenimeve hibride eshte top prioritet per NATO-ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat