Krenar Shala tregon a po e përkrahë Gjermania “Ballkanin e Hapur”

Aktuale

Krenar Shala tregon a po e përkrahë Gjermania “Ballkanin e Hapur”

Nga: N.Sh Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:54
Krenar Shala

Analisti politik, Krenar Shala, përmes një postimi në Facebook, tregon se a po e përkrahë Qeveria Gjermane “Ballkanin e Hapur”.

Shala thotë se ata po e përkrahin idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal, dhe jo “Ballkanin e Hapur”.

Sipas tij, Tregu i Përbashkët Rajonal del si rezultat i dakordancës së shteteve anëtare të Procesit të Berlinit.

Ai thotë se, Rama nuk po e thotë të vërtetën.

Postimi i plotë:

Qeveria gjermane e ka përkrah idenë e Tregut të Përbashkët Rajonal që del si rezultat i dakordancës së shteteve anëtare të Procesit të Berlinit dhe jo "Ballkanin e Hapur".

“Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane."

Pra Tregu i Përbashkët Rajonal i referohet projektit që ka dalë nga Procesi i Berlinit. Pra Rama nuk rrenë apo nuk po e thotë të vërtetën, me e thonë ma butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat