​688 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar shëndetësore

Aktuale

​688 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar shëndetësore

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se janë 929 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ku prej tyre 723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi

- Klinika Infektive, 125 pacientë

- Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë

- Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

- Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë

- Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

- Spitali i Prizrenit, 118 pacientë

- Spitali i Gjakovës, 121 pacientë

- Spitali i Pejës, 140 pacientë

- Spitali i Gjilanit, 110 pacientë

- Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë

- Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

- Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat