Ka ndërruar jetë ish-nënkryetari i KK Mitrovicës Zeqir Nebihu

Aktuale

Ka ndërruar jetë ish-nënkryetari i KK Mitrovicës Zeqir Nebihu

Nga: F.B. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:02
Zeqir Nebihu

Sot pas një sëmundje të gjatë edhe të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare Zeqir Nebihu, ish-kuadër dhe kryes i shumë funksioneve në Mitrovicën e paraluftës, lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij.

Zeqir Nebihu, u lind në Prekaz të Epërm në vitin 1938, shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Skenderaj dhe Shkollën industriale në Zveqan.

Gjatë jetës së tij ka mbajtur shumë funksione, duke drejtuar edhe udhëhequr shumë organizata publike, në të cilat ka lënë gjurmë në punën dhe përkushtimin për zhvillimin e qytetit.

Ka qenë drejtor i Ndërmarrje Publike “Standardi” (Pastërtia) për më shumë se 12 vite, pastaj në mandat të plote ka kryer detyrën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës në kohën sa ishte kryetar Rezak Çaushi.

Në vitin 1984 u emërua drejtor gjeneral në “Kosovatrans”, të cilin me mjaftë rezultate e sukses e drejtori deri në vitin 1991, kur u largua dhunshëm nga regjimi okupator.

Zeqir Nebihu ka luajtur një rol të rëndësishëm posaçërisht në kohën e zhvillimit të protestës masive të minatorëve në vitin 1989, kur ata u nisën këmbë drejt Prishtinës në kundërshtim të ndryshimeve të Kushtetutës.

Ai ishte kyçur edhe ka qenë pjesëmarrës aktiv i rezistencës punëtore dhe pjesë e Sindikatës së Pavarur të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, ku si pasojë e veprimtarisë së tij politike u burgos ne dhjetor 1994 dhe u lirua me kusht ne prill 1995.

Për të ikur maltretimit dhe përndjekjes së forcave të sigurisë së regjimit okupator serb, ai detyrohet të emigroi në Gjermani, ku qëndroi deri në vdekje.

Zeqir Nebihu ndërroi jetë me 25 gusht 2021 në Gjermani pas një sëmundje të rëndë edhe të gjatë - varrimi do të bëhet të shtunën me 28 gusht në vendlindjen e tij Prekaz.

Mitrovicasit e njohin Zeqir Nebihun si intelektual i rrepte, i drejt, kërkues edhe këmbëgulës, i afërt edhe këshillues, prind, fqinj dhe mik i madh, posaçërisht fjalë miradije pëe veprën edhe punën e tij kanë punonjësit ku ka qenë drejtor, i cili i ka mbështet, iu ka krijuar kushte edhe mirëqenia, por edhe ka kërkuar angazhim edhe punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat