Rama ka pritur në takim Kryetarin e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë

Aktuale

Rama ka pritur në takim Kryetarin e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 16:37
Pamje nga takimi

Prishtinë, 31 gusht 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama, ka pritur në takim Kryetarin e Degës Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë Nasuf Hasani dhe avokatin Emrush Kastrati.

Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet.

Me theks të veçantë u diskutua lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të shtuar ngritjen e efikasitetit të punës së gjykatës.

Kryetari i  Degës Regjionale Hasani uroj kryetaren Shabani Rama për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të mirëfillt me Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të autorizimeve ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat