Presidentja Osmani jap një lajm të mirë për vaksinat

Aktuale

Presidentja Osmani jap një lajm të mirë për vaksinat

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:31
Vjosa Osmani

Kosovës i janë ndarë edhe 100 mijë vaksina Anti-COVID falas.

Polonia ka vendosur t’i dhuroj 100 mijë vaksina Pfizer për vendin.

Kështu ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, teksa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë Kosovës gjatë pandemisë.

 “Për më tepër, sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kujtojmë që Kosova është furnizuar dje me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID nga SHBA’të.

Vendi momentalisht ka në dispozicion më shumë se 600 mijë doza të vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat