Haziri reagon ndaj Daut Haradinajt: Kërkon rehabilitimin e vrasëseve të...

Aktuale

Haziri reagon ndaj Daut Haradinajt: Kërkon rehabilitimin e vrasëseve të...

Nga: P.R Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:51
Daut Haradinaj

Dy persona kanë mbetur të vdekur në Komunën e Pejës, pasi kanë shtënë në njëri tjetrin. Të vdekur mbetën kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

““Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

E menjëherë pas kësaj, vëllai i Ramush Haradinajt, tani kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se pas vrasjes që ndodhi në Pejë, në kohë të tilla të vështira nevojitet pajtimi.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj. Ngushëllime familjarëve dhe miqve! Në këto kohë të vështira na duhet pajtim. Astriti dhe Blerandi, u prehshin në paqe!”, ka shkruar Daut Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

E kjo ka nxitur reagimin e analistit politik, Nexhat Hazirit, i cili ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Haradinajt.

“Daut Haradinaj për vrasjet në Pejë: Në këto kohë të vështira na duhet pajtim -Duhet veprim i drejtësisë. “Pajtimi” sipas konceptit te Daut Haradinajt është rehabilitim i vrasëseve, kriminelëve, fajdexhinjve, dilereve të drogës të lidhur dhe të mbrojtur nga politika. Nuk duhet të ketë “pajtim” që do të thotë kompromis me rrjetet e krimit të organizuar. Duhet veprim i policisë dhe i gjyqësisë”, ka shkruar Nexhat Haziri, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat