Pas Kurtit edhe Osmani në një udhëtim jashtë vendi, ajo tregon se ku do të udhëtoj sonte

Aktuale

Pas Kurtit edhe Osmani në një udhëtim jashtë vendi, ajo tregon se ku do të udhëtoj sonte

Nga: M.H. Më: 13 shtator 2021 Në ora: 20:31
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë konferencës për media

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka bërë të ditur që zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor.

Osmani u shpreh që ka respektuar këtë vendim të partive politike mirëpo që ekziston mundësia që të flasin përsëri me partitë nëse ka rritje të rasteve të infektuarëve, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo ajo ndër të tjera u pyet për thirrjen e partive politike të cilat nuk janë të licensuara.

Ajo u shpreh se në lidhje me këtë temë do të duhet të takoj sa më shumë pëefqësues që janë në Kuvendin e Kosovës.

Ndër të tjera ajo tregoi që do të udhëtoj sontë për në Gjermani, por që nuk tregoi arsyjen e udhëtimit.

Është traditë të ftohen të gjithë ata që janë në Parlament, nuk përjashtoj mundësinë që në ditët në vijim të ftohen edhe të tjerët mirëpo meqenëse sonte vonë udhëtoj, ka qenë e domosdoshme që të takojmë sa më shumë përfaqësues, mirëpo sapo të kthehem nga Gjermania do të tentoj të takojë të tjerë përfaqëues”, u shpreh Osmani për media./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat