Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer arrijnë në Kosovë

Aktuale

Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer arrijnë në Kosovë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.

Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1073406.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264.

Ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 071.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat