Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Dua t’i përkushtohem Prishtinës

Aktuale

Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit: Dua t’i përkushtohem Prishtinës

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:26
Uran Ismaili

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit të Republikës së Kosovës.

Në fjalimin e tij, Ismaili tha se tani vullneti dhe dëshira e tij janë që t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.

Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, ka thënë Ismaili.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Uran Ismaili ishte më i votuari nga radhët e PDK-së dhe ndër më të votuarit në Kosovë, me rreth 27 mijë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat