Specialja publikon dëshmitë, kjo është shtëpia ku janë kryer krimet nga Salih Mustafa

Aktuale

Specialja publikon dëshmitë, kjo është shtëpia ku janë kryer krimet nga Salih Mustafa

Nga: M.H. Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:49
Shtëpia ku pretendohet që Salih Mustafa ka kryer krimet.

Është duke u mbajtur gjykimi nda ish-ushtarët të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në aktakuzën e konfirmuar, Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

E përgjatë seancës së Musatafës, Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka paraqitur, sipas tij, faktet që e bëjnë Salih Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999.

Ndër shumë fotografi tjera ai ka publikuar një shtëpi ku pretendohet se janë kryer krimet ndaj shqiptarëve,nga Salih Mustafa, shkruan “Bota sot”.

Gjithashtu Michalczuk u shpreh se provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to./BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat