Djali i Komandant Drinit ka një kërkesë për Albin Kurtin

Aktuale

Djali i Komandant Drinit ka një kërkesë për Albin Kurtin

Nga: P.R Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:31
Ekrem Rexha – Drini

Të enjten në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan 11 marrëveshje.

E njdëra ndër marrëveshjet e nënshkruara është edhe ndërtimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar që ky projekt të përfundoj brenda këtij mandati. Ne, qysh tani do të nisim me përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe përzgjedhjen e opsioneve ku ka disa opsione. Sapo ta kemi një opsion, ne si Qeveri e Kosovës jemi të përkushtuar që sa më shpejt të nis dhe të përfundoj ky projekt brenda këtij mandati”, është shprehur ministri i Financave, Hekuran Murati.

E lidhur me këtë rrugë, një kërkesë për kryeministrin Kurti ka drejtuar djali i komandant Drinit, Drin Rexha.

Përmes një postimi në facebook, Drin Rexha ka kërkuar që kjo rrugë të emërtohet me emrin e babait të tij, Ekrem Rexha – Drini.

“Ky projekt qysh para 22 vitesh u propozua nga Ekrem Rexha K. Drini. Me shpresë që Qeveria Kurti 2 do t'a merr parasyshë se të paktën kjo rrugë të pagëzohet me emrin e Komandantit njëkohësisht ideatorit dhe propozuesit të projektit.! Mytaher Haskuka Albin Kurti”, ka shkruar Drin Rexha, djali i Komandant Drinit, përcjellë “Bota sot”.

Komandant Drini i cili është më meritori për çlirimin e qytetit të Prizrenit u qëllua për vdekje më 8 maj të vitit 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat