“Dilema për bashkëpunimin me SHBA”/Avdullah Hoti thotë se Qeveria po i shkakton vendit dëm të madh me këtë veprim

Aktuale

“Dilema për bashkëpunimin me SHBA”/Avdullah Hoti thotë se Qeveria po i shkakton vendit dëm të madh me këtë veprim

Nga: M.L. Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:35
Avdullah Hoti, ish kryeministër

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, konsideron se është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.

Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai tregon se gjatë kohës sa ka qenë kryeministër, qeveria ka finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.

As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA. Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë. Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist”, u shpreh Hoti.

Ai tha se projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik.

“Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”, përfundoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat