Qysh në mëngjesin e së hënës, në vendkalimin kufitar në Merdare hyri në fuqi masa e vendosur nga Kosova karshi Serbisë për reciprocitet me targa, derisa vazhdoi gjatë tërë ditës pa asnjë ngatërresë.
Secila veturë me targa të Serbisë që tenton të hyjë në territorin e Kosovës duhet t’i nënshtrohet një procedure të re.
Shoferi i automjetit duhet t’i largojë targat dhe t’i zëvendësojë ato me tabela të përkohshme që mbajnë shkurtesën RKS. Pas kryerjes së procedurës treminutëshe, të gjithë ata që mësyjnë territorin e Republikës së Kosovës duhet të paguajnë edhe një tiketë prej 5 eurosh.
Masa e re për reciprocitet me tabela nuk u pëlqeu serbëve, që thanë se kjo procedurë është maltretim dhe se nga ky vendim e pëson vetëm populli serb.