Vuçiq: Urgjent mblidhemi nesër për formimin e ASK-së

Aktuale

Vuçiq: Urgjent mblidhemi nesër për formimin e ASK-së

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:38
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të vlefshme atëherë ai të premtën do ta mbledhë ekipin qeveritar për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Ai kështu deklaroi në pyetjet e gazetarëve kur flitej për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e veturave me targa të Serbisë, pa u zëvendësuar ato të përkohshme sa janë brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky vendim bazohet nga Marrëveshja e Brukselit.

“Është mirë që Marrëveshja e Brukselit është e vlefshme. Nesër pres të mbajmë takim urgjent të Ekipit Menaxhues për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Budapest të Hungarisë.

Vuçiq ka theksuar se shpreson që të mos kalojnë edhe nëntë vjet të tjera pa ndodhur asgjë për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat