Kryeministri Kurti e emëron një këshilltar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Aktuale

Kryeministri Kurti e emëron një këshilltar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:22
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, z.Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat